Është hapur ekspozita e kafshëve simentale "Bujanoci 2016"
Në Levosojë të Bujanocit, është hapur ekspozita e dytë e kafshëve të racës simentale, "Bujanoci 2016".Nën organizimin e Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc dhe nën spozorimin e komunës së Bujanocit, në fshatin Levosojë, ka filluar ekspozita e kafshëve simentale, “Bujanoci 2016”.
Në fjalin hyrëse, drejtori i Stacionit të Veterinarisë, Miodrag Milkoviq, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se ky është viti i dytë me rradhë që po organizohet një ekspozitë e tillë.
“Sigurisht që pa punën e këtyre blegëtorëve, as ne nuk kishim mund të organizojmë një ekspozitë të kafshëve simentale. Por gjithashtu edhe pa ndihmën e komunës, do të kish qenë e pamundur të vetfinancojmë” – deklaroi Milkoviq.
Ndërsa, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në hapje të ekspozitës, ripërsëriti se komuna e Bujanocit do t’a rris buxhetin për bujqësi.
“Jemi këtu që do t’a ndihmojmë njëri-tjetrin. Do të trokasim në çdo derë, ashtu që t’a rrisim standardin e blegtorëve tanë” – tha Kamberi.
“Gjithashtu pres ndihmën e deputetëve nga Bujanoci, që t’iu ndihmohet këtyre blegëtore. Ju premtoi, se buxheti për bujqësi, për vitin 2017, do të dyfyshohet” – përfundoi Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit.
Gjatë ekspozitës së sivjetëm, garojnë 79 lopë simentale, 13 dhenë dhe 3 dhi, dhe ky është viti i dytë që po organizohet ekspozita e kafshëve simentale në komunë të Bujanocit./A.Islami/Titulli.com/